Borxhet e rrymës nuk falen

16:30 / 5.03.2013
Borxhet e konsumatorëve të cilat i kanë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që nga paslufta nuk do të falen kanë bërë të ditur për Telegrafin zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Sipas tyre nuk do të ketë falje e as ngrirje të borxheve.

Të gjitha ata të cilët i kanë borxhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për rrymën e shpenzuar, e që kanë shpresuar se borxhet e tyre do të falën pas privatizimit të rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit kanë shpresuar kotë, pasi që kjo nuk mund të ndodh sipas MZHE-së.

“Borxhet për rrymën e shfrytëzuar nuk do të falen dhe as që do të ngrihen për një kohë. Ato borxhe gjithsesi duhet të paguhen”, kanë thënë zyrtarët e MZHE-së nëpërmjet zyrës për informim.

Po ashtu ata kanë bërë të ditur se kompania e cila ka privatizuar rrjetin dhe distribucionin do të marr një përqindje të caktuar nga mbledhja e borxheve.

“Siç ka theksuar shumë herë ministri Besim Beqaj, inkasimi i borxheve të vjetra është pjesë e një marrëveshje komerciale në mes të KEK-ut dhe privatizuesit të KEDS-it dhe kompania privatizuese do të merr pjesën e vet për inkasimin e borxheve të vjetra sipas kësaj marrëveshje”, kanë thënë ata në përgjigjet për Telegrafin.

Borxhet e konsumatorëve që nga paslufta ndaj KEK-ut janë mbi 400 milionë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.