Borxhi arrin kufirin maksimal

15:49 / 11.09.2012
Qeveria e Shqipërisë ka ndryshuar sërish programin e borxhit publik, këtë herë duke e çuar shifrën e tij rrezikshëm, në kufirin maksimal ligjor. Dy muaj më parë Komiteti i Planifikimit të Strategjive, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha e ndryshoi programin buxhetor dhe kuadrin makro-ekonomik afatmesëm. Në variantin e ri, borxhi publik në fund të vitit 2012 shkon në 59.9 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, vetëm 0.1 pikë përqindje poshtë kufirit ligjor.

Në fakt kjo rritje e borxhit nuk vjen për shkak të huamarrjes shtesë të qeverisë, por është e lidhur me një tjetër faktor, parashikimet jorealiste të buxhetit.

Në fund të vitit të kaluar kur hartoi buxhetin e shtetit për 2012-ën, qeveria parashikoi zyrtarisht një rritje ekonomike prej 4.3 për qind pavarësisht kundërshtimeve të forta të FMN-së, që e cilësonte këtë si një vlerësim thellësisht jorealist, që është konfirmuar që në tremujorin e parë. Sipas INSTAT në tre muajt e parë të vitit, rritja e Prodhimit Kombëtar ishte negative në 0.2 për qind, duke i përmbysur që në fillim parashikimet e Qeverisë, e cila është detyruar që ta ulë shifrën zyrtare të rritjes ekonomike nga 4.3 në 3 për qind. Për shkak se treguesi i borxhit llogaritet si raport ndaj Prodhimit Kombëtar, tkurrja e rritjes ekonomike çon automatikisht në rritjen e borxhit publik dhe qeveria ka vetëm një rrugë ta ndalë atë, të ulë huamarrjen e parashikuar vjetore, raporton Tch.

Por në dokumentin që ka miratuar në Komitetin e Planifikimit të Strategjive, Qeveria ka vendosur ta mbajë të pandryshuar huamarrjen në rreth 41 miliardë lekë ose 3 për qind e Prodhimit Kombëtar ashtu siç e kishte parashikuar në fillim të vitit. Me kërcimin edhe zyrtarisht në nivelin 59.9 për qind të Prodhimit Kombëtar, shifra e borxhit tashmë rrezikon të dalë jashtë kufirit ligjor prej 60 për qind. Dhe rreziqet për këtë mund të jenë disa, që nga zhvlerësimi i monedhës, rritja sërish e pasigurt ekonomike dhe deri tek pësëritja e një skenari të ngjashëm me vitin e kaluar, kur Qeveria u detyrua ta rriste borxhin për të subvencionuar KESH-in.

Por në këtë pike e vetmja shprese qe financat e vendit te mos zhbalancohen, mbetet suksesi i privatizimeve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:21 / 21.05.2013

Viti 2013, vit i bashkëpunimit të Qeverisë me BERZH-in

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota priti në një takim shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.