Borxhi i jashtëm i Kosovës 1.4 miliardë euro

14:32 / 24.09.2012
Borxhi i jashtëm i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik në fund të vitit 2011 arriti në 1.4 miliardë euro. Në anën tjetër, borxhi ndaj ekonomisë së Kosovës, sipas Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), është 2.9 miliardë euro.

Ky pozicion në kuadër të borxhit të jashtëm bënë që Kosova të jetë net kreditor për 1.5 miliardë euro. Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm i takon formës së kredive ndërmjet kompanive në kuadër të investimeve të huaja direkte.

“Rrjedhimisht, kompanitë e huaja që operojnë në Kosovë i detyrohen sektorit të jashtëm me një vlerë prej 565.4 milionë euro apo 39.6 për qind të gjithsej borxhit të jashtëm”, thuhet në buletinin e publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ndryshe zyrtarët e Ministrisë së Financave (MF), kanë thënë më herët se Kosova ka vetëm 0.6 për qind të GDP-së borxh publik. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.