Bozdo: Do kërkojmë dëmshpërblim nga CEZ

14:38 / 24.01.2013
Qeveria shqiptare do kërkojë dëmshpërblim për dëmin ekonomik dhe për dëmtimin e imazhit në Arbitrazh. Pas deklaratave të CEZ Shpërndarje se do ta dërgojë çështjen në Arbitrazh, zëvendësministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Eno Bozdo deklaroi se qeveria shqiptare do të ndjek të gjitha rrugët për të arritur këtë qëllim.

Ndërsa sa i përket të ardhmes së CEZ numri dy i METE-s sqaroi se kompania do të menaxhohet nga shteti deri në momentin e përmirësimit të situatës dhe më pas do vendoset.

Në lidhje me dëmtimin e imazhit të vendit pas largimit të këtij investitori strategjik Bozdo deklaron se do ketë kosto por përparësi ka furnizimi me energji i qytetarëve.

Edhe njëherë zëvendësministri Eno Bozdo ripërsëriti se do të bëhet gjithçka që energjia të mos mungojë në asnjë moment në shtëpitë e qytetarëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.