BQE: Eurozona, më shumë reforma

16:05 / 17.01.2013
“Rritja ekonomike në eurozonë vazhdon të jetë e dobët dhe mbi aktivitetet ekonomike vazhdon të rëndojnë pasiguria dhe përpjekjet për përmirësimin e bilanceve në institucionet financiare”. Kështu thuhet në buletinin e janarit të Bankës Qendrore Evropiane, sipas të cilit në gjysmën e dytë të vitit 2013 pritet një rimëkëmbje graduale.

Buletini sugjeron gjithashtu se duhen ndërmarrë me shpejtësi reforma strukturale shtesë për ta bërë ekonominë evropiane më fleksibël, më dinamike dhe më konkurruese. “Reformat në tregjet e mallrave dhe shërbimeve janë jetike për të nxitur konkurrencën, ndërkohë që duhen edhe masa për përmirësimin e funksionimit të tregjeve të punës”, thotë më tej buletini.

Banka Qendrore Evropiane u kërkon gjithashtu vendeve anëtare të Eurozonës që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm përpara në ripërtëritjen e financave publike.

Vetë kreu i BQE-së, Mario Draghi, në konferencën e parë për mediat për 2013-ën, tha se situata është përmirësuar, më e keqja ka kaluar dhe se inflacioni përllogaritet të jetë nën 2 për qind për këtë vit.

Megjithatë, Draghi pranoi se reformat e deritanishme të qeverive evropiane ishin të pamjaftueshme dhe njoftoi se rritja ekonomike në bllokun 17-anëtarësh ishte e dobët. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.