BQE-së i duhet më shumë personel
Në luftën kundër krizës së euros Banka Qendrore Evropiane do të punësojë personel shtesë. Vitin e ardhshëm ajo do të hapë 40 vende pune shtesë.Në luftën kundër krizës së euros Banka Qendrore Evropiane do të punësojë personel shtesë. Vitin e ardhshëm ajo do të hapë 40 vende pune shtesë, njoftoi Banka Qendrore Evropiane. Kështu, presidenti i BQE-së Mario Draghi përmbush zotimin e tij për të zgjeruar kapacitetet. Mbi të gjitha do të forcohet departamenti për analizat ekonomike.
Gazeta e përditshme "Die Welt" kishte raportuar për mundësitë e zgjerimit të personelit duke vënë në dukje gjithashtu se punonjësit e Bankës Qendrore janë ankuar për ngarkesë në punë. Sipas të punësuarve të BQE-së kjo masë është vetëm një "pikë uji mbi një gur të nxehtë".
Sipas njoftimeve drejtoria e Bankës Qendrore Evropiane fillimisht mendonte se numri i vendeve të punës që do të hapen do të ishte shumë më i lartë se 40, sikurse u vendos. Por këshilli i bankës nuk kishte qenë dakord me këtë gjë. Masat e miratuara janë vetëm masa afatshkurtra. /Telegrafi/