Brenda javës zgjidhet çështja e çimentos

11:39 / 25.06.2012
Presionet e mëdha për shfuqizimin e vendimit për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet, kanë shtyrë Ministrinë e Tregtisë të përshpejtojë procedurat për heqjen e këtij vendimi. Ky vendim përfundimisht do të hiqet deri në fund të kësaj jave.

Një paralajmërim të tillë e ka lëshuar edhe kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. “Flas me besim të plotë se çështja e taksës për çimento do të jetë çështje e tejkaluar”, ka thënë kryeministri Thaçi pas takimit me kryeministrin Sali Berisha në Tiranë.

Para se kryeministri të lëshonte këtë deklaratë, burimet e gazetës brenda Ministrisë së Tregtisë kanë pohuar se çështja e taksës për çimento do të zgjidhet përfundimisht brenda kësaj jave, duke mos ditur ende se si do të jetë epilogu i zgjidhjes së këtij problemi.

Të martën pritet të mbahet debati publik, të mërkurën do të ketë takime me përfaqësuesit nga Shqipëria dhe me importues të tjerë të çimentos, dhe në fund të javës do të hiqen masat e përkohshme. “Deri të premten do të hiqet masa e përkohshme”, pohoi një zyrtarë i lartë i MTI-së, shkruan “Koha Ditore”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.