Britania del nga recesioni

14:31 / 25.10.2012
Të dhënat zyrtare treguan se Britania e Madhe doli nga recesioni në tremujorin e tretë dhe në periudhën korrik-shtator ka siguruar normën më të lartë të rritjes të Prodhimit të Brendshëm Bruto për pesë vitet e fundit. Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikës, prodhimi i brendshëm bruto në Britani u rrit me 1 për qind në tremujorin e tretë, rritja më e fortë në 5 vitet e fundit dhe kundrejt rënies me 0.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Në normë vjetore, ekonomia britanike nuk regjistron rritje.

Shifrat kanë entuziazmuar investitorët, shumica e të cilëve parashikonte rritje në normë tremujore me 0.6 për qind dhe në normë vjetore rënie me 0.5 për qind.
Vlerat pozitive të ekonomisë, që pasoi 3 tremujorë në radhë të tkurrjes ekonomike, janë një lajm shumë i mirë dhe për qeverinë e koalicionit e cila është gjendur nën një presion të lartë për të garantuar një normë më të mirë të rritjes së ekonomisë dhe në listën e atyre që bënë presion ka qenë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Megjithatë, një pjesë e analistëve paralajmërojnë se shifrat duhet të shikohet me rezerva për të analizuar efektet e përkohshme pozitive që japin zhvillimi i Lojërave Olimpike si dhe krahasimi me tremujorin e dytë ku ka pasur një numër më të ulët të ditëve të punës për shkak të festave kombëtare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:48 / 19.06.2013

Sistemi i ri i pagave më 2014

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Jagxhilar, tha për “Epokën e re” se brenda këtij viti do të përfundojë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.