Britania frikë nga inflacioni

15:45 / 24.09.2012
Një sondazh i publikuar në Britaninw e madhe ka treguar se qytetarët janë më të shqetësuar për inflacionin, por optimizmi për të ardhmen e financave personale u rrit në pikën më të lartë në 2 vite e gjysmë. Indeksi i Markit për financat e familjarëve ra në 38.4 për shtatorin kundrejt pikës më të lartë 20 mujore që preku në gusht në vlerën e 38.9 pikë.

Vlerat e indeksit sugjerojnë se financat e familjarëve janë përkeqësuar përgjatë shtatorit dhe indeksi është poshtë kufirit të 50 pikë që ndan rritjen e të ardhurave nga rënia e tyre.

Por rezultati i fundit është një ndër më të mirët në 2 vitet e fundit dhe raportohet se familjarët kanë përdorur kursimet për të shpenzuar. Në koment të statistikës analistët e Markit thanë se “sondazhi i shtatorit tregon se lehtësimi gradual i presionit mbi të ardhurat reale vijon të jetë mbështetës i financave të familjarëve”.

Ndërkohë 40 për qind e të anketuarve parashikojnë përkeqësim të situatës financiare për 12 muajt në vijim dhe vetëm 29 për qind janë shprehur për pritshmëri të përmirësimit të të ardhurave. Në këtë vlerë ky është niveli më i lartë i pesimizmit që nga marsi i vitit 2010, dy muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.