British Airways braktis Kosovën

11:04 / 25.05.2012
Kosova ka humbur gjigantin anglez dhe botëror të aviacionit "British Airways" (BA), i cili sipas gazetës "Zëri", nga presionet e ndryshme të koncesionarit turk të Aeroportit "Adem Jashari", "Limak", ka vendosur t'i ndërpresë fluturimet nga Prishtina.

Pavarësisht se për disa vite me radhë BA kishte qenë pikë referimi për lëvdata nga menaxherët e Aeroportit të Prishtinës, se ky i fundit është bërë atraktiv për aviokompanitë e njohura ndërkombëtare, të cilat nga viti në vit e kishin rritur edhe numrin e fluturimeve në destinacionin Prishtinë Londër dhe anasjelltas, nga vjeshta e këtij viti kompania britanike do të largohet nga Kosova.

"Është e vërtetë 'British Airways' do t'i ndërpresë fluturimet nga Kosova", ka thënë shkurt njëri nga punonjësit e kësaj aviokompanie, i cili nuk ka dashur t'i përmendet emri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.