Bruksel: Nisin punimet e samitit dy-ditor të BE-së

12:29 / 19.10.2012
Ka filluar në Bruksel samiti dy-ditor i liderëve evropianë, në mes të ndarjeve ndërmjet Francës dhe Gjermanisë se si të trajtohet kriza e borxheve dhe përpjekjeve për të ngritur një union bankar në gjithë Eurozonën.

Liderët e 27 vendeve anëtare i nisën bisedimet dy-ditore menjëherë pas takimit ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Francois Holande.

Samiti po mbahet në një kohë kur Greqia po përballet me protesta dhe greva të shumta lidhur me masat e shtrëngimit.

Berlini dhe Parisi janë në kundërshtim nëse duhet dhënë prioritet forëcimit të mëtejmë të politikave të shtrëngimit, apo të mirren masa që do t`u ndihmonin shteteve të Eurozonës që të përballen me krizën.

Parisi po bën presion për një union të vetëm bankar në gjithë eurozonën, përderisa Berlini po kërkon nga Brukseli që Bashkimi Evropian ta ketë fuqinë e vetos ndaj buxheteve kombëtare të shteteve anëtare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.