BSPK peticion kundër privatizimit të PTK-së
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), i mbështetur edhe nga 26 OJQ ka nisur të enjten mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin kundër privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Distribucionit të KEK-ut si dhe likuidimit të Trepçës.Zyrtarë të BSPK-së kanë bërë të ditur se privatizimi i këtyre ndërmarrjeve nuk do të sjell asgjë të mirë as për vendin e aq më pak për punëtorët, të cilët do të pësojnë më së shumti nga kjo mënyrë e privatizimit.
Ata edhe një herë i kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të mos i privatizojnë këto ndërmarrje.
Por pavarësisht kundërshtimeve, kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi është anëtarë i Bordit të AKP-së ku ka ngritur dorën për shumë privatizime të cilat janë bërë deri më tani. /Telegrafi/