BSPK: Të enjten protestë masive kundër privatizimit

16:49 / 18.09.2012
Këshilli Drejtues i Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka vendosur të martën që më 20 shtator të mbajë proteste masive. Këshilli Drejtues formoi edhe Këshillin organizativ të protestës në përbërje prej 5 anëtarëve.

“Marshimi i protestuesve do të fillojë nga Hoteli Grand dhe do të vazhdojë deri tek Hoteli Swiss Diamond në Prishtinë”, njofton BSPK.

“Kjo protestë do të fillojë në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në ora 13:00. Protesta do të jetë dinjitoze dhe e qete. Grumbullimi i protestuesve, të cilët vijnë nga regjionet me automjete transportuese (autobus, vetura etj.) do të bëhet te parkingu prapa Pallatit të Rinisë”.

Kërkesa e BSPK-së në këtë protestë do të jetë që të mbështet nga Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria, kërkesa e ngritur nga ta për ndërprerjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin Trepçës.

Sindikalistët e Kosovës kanë mbledhur rreth 61 mijë nënshkrime të qytetarëve për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.