Bujqësia, atraktive edhe për femrat

16:20 / 10.09.2012
Bujqësia është bërë atraktive edhe për femrat, të cilat me angazhimin e tyre në veprimtari bujqësore sigurojnë të ardhurat kryesore për familjet e tyre. Vlerësohet se në mënyrë aktive me bujqësi merren gjithsej 201.321 femra fermere ose 29 për qind e të gjithë fermerëve në vend. Ministria e Bujqësisë, për t’i zbutur sadopak problemet e tyre, ju ka krijuar edhe përparësi në sistemin e poentimit për të përfituar më lehtë grante investive dhe sivjet ka rritje të dukshme të përkrahjes financiare për femrat fermere, por kërkesat vazhdojnë të mbesin të mëdha.

Pranvera Spahiu, udhëheqëse e Kooperativës Bujqësore “Krusha” nga Krusha e Rahovecit, tregon se në këtë kooperativë janë të angazhuara 25 gra fermere, të cilat me kultivimin e perimeve arrijnë të përfitojnë dhe të mbajnë familjet e tyre. Ajo thotë se pavarësisht përkrahjes së Ministrisë së Bujqësisë, femrat fermere kanë nevojë për mbështetje më të madhe për zhvillimin e veprimtarisë së tyre bujqësore. “Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, femrat fermerë të kësaj kooperative kanë përfituar 35 mijë euro grante dhe subvencione, përmes të cilave kanë realizuar projekte të ndryshme për sigurimin e pajisjeve për kultivimin dhe përpunimin e perimeve. Por, është e domosdoshme dhe e nevojshme për këto femra, shumica e të cilave janë kryefamiljare, një përkrahje edhe më e madhe”, thotë Spahiu.

Ajo tregoi se gjatë vitit të kaluar kanë arritur të shesim mbi 13 mijë kilogramë ajvar dhe mbi 30 mijë kilogramë turshi.

Edhe Tabe Krasniqi, një fermere tjetër nga komuna e Pejës po tregohet e suksesshme në blegtori. Ajo menaxhon një fermë të lopëve në fshatin Vitomericë të kësaj komune, e cila aktualisht ka 50 krerë lopë qumështore. “Fillimi ka qenë i vështirë, por me mbështetjen nga Ministria e Bujqësisë  në mbi 14 mijë euro, kam arritur që në këtë sektor të kem sukses, duke eliminuar kështu edhe problemet që i kisha në fillim”, thotë Krasniqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, thotë se sivjet ka pasur rritje të dukshme të numrit të përfituesve femra në grantet investive. Ai tregon se në vitin 2011 kanë përfituar 9 fermere në vlerë prej 50.336 euro grante investive, ndërsa sivjet të miratuara deri më tani janë 54 projekte në vlerë prej 310.060 euro të femrave fermere. “Shumica e popullsisë në Kosovë është e moshës nën 30 vjeçare, mirëpo shumica e fermerëve kanë moshë më të shtyrë, me mbi 30 vjet.

Femrat fermere gjithashtu janë plotësisht të përfshira në aspektet teknike dhe menaxhuese të fermës dhe duke pasur parasysh rëndësinë e struktures gjinore dhe moshës, ne sivjet për herë të parë ju kemi krijuar përparësi në sistemin e granteve të rinjve, banorëve të zonave të thella rurale dhe femrave fermere. Kjo ka ndikuar pastaj edhe në krjimin e mundësive që sivjet të kemi një numër shumë më të madh të përfituesve femra, krahasuar me vitet e kaluara”, thotë Behramaj.

Sipas hulumtimit të projektit “NOA” të USAID-it, të emërtuar si “Mbështetje e femrave në bujqësi përmes shërbimeve të MBPZHR-së”, me orar të plotë në bujqësi të angazhuara janë gjithsej 24.427 femra, me gjysmë orari 58.706 femra, ndërsa gjatë periudhës sezonale, kur rriten në masë të madhe aktivitetet bujqësore, angazhohen edhe rreth 118.188 femra të tjera. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.