Bujqësia po zhvillohet me hapa të shpejtë

15:52 / 10.09.2012
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka thënë se bujqësia në Kosovë ka marrë një trajtim meritor dhe sektori po zhvillohet me hapa të shpejtë e të sigurt. Ai paralajmëron shumë investime të reja dhe regjistrim të bujqve - pas gjysmë shekulli.

Ministri Stavileci tha gjatë një Interviste për KosovaTimes se sektori i bujqësisë deri më tani ka qenë sektori më i nënvlerësuar, si nga institucionet, ashtu edhe nga vet shoqëria. ”Në të tre sektorët tanë strategjik kemi rritje të ndjeshme të prodhimtarisë bujqësore. Pastaj, shumicën e politikave i kemi harmonizuar me Politikat e Përbashkëta Bujqësore (PPB) të Bashkimit Evropian dhe kemi rritur nivelin e koordinimit dhe bashkëpunimit me donatorët e sektorit, ku si rrjedhojë janë trefishuar investimet e tyre. Gjithashtu, kemi zgjeruar dhe dyfishuar edhe përkrahjen tonë financiare për shumë kultura bujqësore, ku në mënyrë direkte dhe indirekte tani përfitojnë mbi 30 mijë fermerë në vit”, tha ai.

Ministri Blerand Stavileci tha se temperaturat e larta dhe thatësia kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për pasojë edhetek rendimentet. “Ministria e Bujqësisë i kushton rëndësi të veçantë projekteve kapitale për ndërtimin e pendave dhe kanaleve të ujitjes, përmes së cilave ndikohet edhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga thatësia dhe deri më tash, ne kemi investuar mbi 5 milionë euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes, ku kemi përfshirë edhe rreth 19 mijë hektarë të rinj nën ujitje”.

Stavileci tha se është shënuar rritja e numrit të ëprsonave që kanë filluar të meren me bujësi, kjo sipas tij e ndikuar edhe nga subvencionet e Minsitrisë së Bujqësië për bujqit. “Ne vetëm gjatë këtij viti kishim rreth 14 mijë hektarë me kultura bujqësore vjeshtore dhe pranverore të mbjella më shumë sesa në vitin e kaluar, mirëpo ende mbetet edhe shumë punë për t’u bërë. Pra, si rezultat i investimeve dhe stimulimit të fermerëve, ne kemi rritje të sipërfaqeve të punueshme, kemi rritje të prodhimtarisë në sektorët që i kemi përkrahur, mirëpo duhet pranuar që nevojat për investime në këtë sektor vazhdojnë të mbesin të mëdha”.

Stavileci gjatë intervistës për KosovaTimes ka treguar s kulturën bujqësore të grurit e kanë subvencionuar më së shumti deri më tani dhe vlera e tërësishme e subvencioneve për këtë kulturë, që nga mbjellja deri në korrje, arrin në mbi 4.4 milionë euro në këtë vit. “Shuma e përgjithshme e subvencioneve, që ka qenë e paraparë për këtë vit është 7.6 milionë euro, mirëpo kjo shumë për shkak që subvencionet për herë të parë kanë qenë fikse dhe nuk është ditur se sa fermerë do të arrijnë t’i plotësojnë kriteret, deri më tani ka arritur në rreth 8.3 milionë euro, të cilat sivjet janë ndarë apo janë duke u ndarë për lopë qumështore, për dele dhe dhi, për koshere bletësh, për sipërfaqet e mbjella me grurë, për prodhimtarinë e farës vendore të grurit, për sipërfaqet e mbjella me misër, me kolzë dhe me sojë”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.