Buka është shtrenjtuar vetëm në Prishtinë

15:35 / 12.08.2012
Çmimi i bukës është rritur vetëm në Prishtinë dhe jo edhe në qytetet tjera të vendit, sepse në shumicën e tyre tashmë më buka është duke u shitur me çmim 35-40 centë.

 “Deri më tani buka është shitur 35-40 centë në shumicën e qyteteve të Kosovës, në përjashtim të Prishtinës. Por, edhe në Prishtinë, ngritje të çmimit të bukës ka pasur vetëm në disa furra dhe jo siç është duke u proklamuar”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për rezervat shtetërore, duke thënë se ky projekt është drejt finalizimit. “Projekti për rezervat shtetërore është pothuajse i finalizuar. Është bërë listimi i produkteve që do të bëjnë pjesë në këto rezerva, është përcaktuar sasia dhe është planifikuar edhe një ndarje buxhetore dhe sipas informacioneve që kemi, sepse siç dihet, këto do të menaxhohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, rezervat e para shtetërore planifikohet të krijohen në fund të këtij viti”, tha zëdhënësi Behramaj.

Ndërkaq, lidhur me kërkesën e mullisëve për të hequr TVSH-në për importin e grurit me çmim më të lirë, Behramaj tha se politikat e Ministrisë së Bujqësisë janë të fokusuara në rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe në zëvendësimin e produkteve të importit dhe jo në stimulimin e importit. Ai ka treguar se kanë liruar nga TVSH-ja shumicën e inputeve bujqësore, kurse për sektorin e drithërave kanë investuar mbi 4.4 milionë euro vetëm në këtë vit.

“Heqja e TVSH-së për importin e grurit në këtë rast, nënkupton stimulim të importit, i cili më së shumti do të shkonte në favor të tregtarëve dhe mullisëve dhe më së paku në favor të fermerëve tanë, të cilët me prodhimtarinë e brendshme në këtë vit mund t’i plotësojnë mbi 75 për qind të nevojave të përgjithshme konsumuese”, ka përfunduar Behramaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.