Bundesbank do të sjellë një pjesë të arit në Gjermani

9:11 / 17.01.2013

Banka Qendrore e Gjermanisë është që të sjellë në vend rreth 700 tonë të rezervave të arit që mban në New York dhe Paris, raporton BBC. Deri më 2020, gjysma e arit të Gjermanisë do të jetë në kasafortat gjermane, bëri të ditur Bundesbank-a.

Aktualisht në Gjermani ndodhet më pak se një e treta e rezervës së saj të arit. Fillimisht, ari u zhvendos nga Gjermania si një masë paraprake kundër një pushtimi nga Bashkimi Sovjetik.

Bankat qendrore e mbajnë arin jashtë shtetit në mënyrë që të mund të përdoret për të blerë shpejt valutë të huaj në kohë krize. Bundesbank-a nuk do që të mbajë pjesë të rezervave të saj në Paris, duke qenë se edhe në Francë përdoret euro.

Në fund të këtij dhjetë vjeçari, Gjermania do të zvogëlojë sasinë e arit që mban në Nju Jork, nga 45 për qind në 37 për qind.

Asnjë sasi ari nuk do të zhvendoset nga kasafortat e Bankës së Anglisë. Gjermania do të vazhdojë të mbajë 13 për qind të rezervave të arit në Londër, bëri të ditur Banka Qendrore e Gjermanisë. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.