Buxheti 2013, do të rrit pagat

13:31 / 14.12.2012
Pas miratimit të djeshëm të buxhetit të Kosovës për vitin 2013, kryeministri i Hasshim Thaçi ka thënë se ky është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës, që parasheh një zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenies sociale si dhe ngritjen e pagave për kategori të ndryshme. Gjithashtu ai ka përmendur edhe ndërtimin e autostradave që do të bëhen me këtë buxhet. Ndërkohë as sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është miratuar Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ndërkohë është miratuar ai për investimet e huaja.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të premten, kryeministri i Thaçi ka falënderuar ministrin e Financave dhe deputetët e maxhorancës për kontributin e dhënë në miratimin e buxhetit.

Ai edhe njëherë ka ripërsëritur me këtë buxhet parashihet rritja e mirëqenies sociale, si dhe ngritja e pagave për kategori të ndryshme, duke i cekur se për cilat kategori bëhet fjalë. “Është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës, është një buxhet i zhvillimit ekonomik, i vazhdimit të qeverisjes së mirë, i krijimit të vendeve të reja të punës, i synimeve tona të rritjes së mirëqenies sociale të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që do të nënkuptonte në vazhdimësi rritje graduale të pagave për kategoritë e ndryshme të shoqërisë kosovare”, theksoi kryeministri Thaçi.
Po ashtu ai tha se me këtë buxhet përfshihen edhe projekte jashtëzakonisht të rëndësishme infrastrukturore, siç është vazhdimi i ndërtimit të autostradës së kombit “Ibrahim Rugova” nga Aeroporti i Prishtinës në drejtim të Besisë, ku edhe janë ndarë mjetet për vazhdimin e punës.

Gjithashtu kryeministri ka thënë se është krijuar buxhet i mjaftueshëm për fillimin e punimeve të autostradës tjetër që lidh Prishtinën-Ferizajn-Kaçanikun në drejtim të Shkupit.

Po ashtu ai ka thënë se janë siguruar mjetet e mjaftueshëm edhe për vazhdimin e zgjerimit të punimeve në magjistralet Prishtinë-Pejë, pra Gjurgjicë deri në Kijevë si dhe zgjerimit të punimeve nga Millosheva në drejtim të Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Ndërsa ka shtuar se shumë shpejt do të filloj studimi për zgjerimin e magjistrales që do të vazhdon nga Besia në drejtim të Besianës dhe në drejtim të Merdares. Ai ka thënë se janë dakord me Bashkimin Evropian për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Besia në drejtim Gollak-Multivod në drejtim të Leskovcit, por siç ka thënë ai kjo nuk do të ndërtohet nga buxheti i Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me ligj të ri do të ketë mbrojtje të investitorëve të huaj dhe mos diskriminim të tyre. “Arsyeshmëria e ndryshimeve të propozuara është vendosja e një kornize ligjore e cila specifikon dhe ofron trajtim të barabartë investitorëve të huaj dhe investimeve të huaja të tyre në Kosovë. Kosova gjithashtu do të siguroj investitorëve të huaj dhe investimet e tyre mbrojtje dhe siguri të vazhdueshme, njëkohësisht ky projektligj ofron garancinë e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe mosdiskriminimin e investimeve të huaja”, tha ministrja Kusari - Lila.

Gjatë mbledhjes Qeveria është miratuar edhe propozim-vendimi përfundimtar për shpronësimet cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9 Fushë Kosovë-Arllat-Gjurgjicë, Zonat Kadastrale, Arllat dhe Llapushnik të Komunës së Drenasit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.