Buxheti i Prishtinës mbi 63 milionë euro

15:30 / 27.09.2012
Deputetët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me unanimitet të enjten kanë aprovuar Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2013 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2013-2015. Buxheti komunal për vitin 2013arrin shumë e 63.371.731 euro, për miratim në Asamblenë Komunale.

Kryetari i Prishtinë, Isa Mustafa, tha se buxheti komunal është hartuar me koordinim me të gjitha subjektet politike që janë të përfaqësuara në kuvend. Kryetari Mustafa tha se këtij buxheti i ka paraprirë një debat i gjerë me qytetarë, nga ku janë marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës u miratua edhe propozim plani zhvillimor i arsimit të Komunës së Prishtinës, 2013-2017, propozim vendimi për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve që u ka kaluar afati i tërheqjes nga palët.

Në mbledhjen e nëntë të Kuvendit të Komunës, nga drejtori i Arsimit u informuan edhe për fillimit të vitit të ri shkollore si dhe u propozuan emrat e dy këshilltarëve të asamblesë për aksionar të Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.