Buxheti i vitit 2013 për komunat, 375 milionë euro

9:47 / 28.09.2012
Tridhjetetetë komunat e Kosovës do të përfitojnë nga buxheti shtetëror 375 milionë euro gjatë vitit 2013. Ky është kufiri financiar, të cilin Ministria e Financave (MF) e ka përcaktuar për institucionet e nivelit komunal për vitin e ardhshëm e që njëkohësisht shënon një rritje prej 14 milionë eurove me buxhetin e vitit 2012. Shumica e buxhetit të komunave do të shpenzohet në pagat dhe mëditjet e stafit. Për këtë qëllim, Ministria e Financave ka planifikuar se gjatë vitit 2013, institucionet komunale mund të japin “urdhrin” për shpenzimin e 197 milionë eurove. Nga linja e shpenzimeve kapitale, sipas dokumentit të hartuar nga Ministria e Financave, llogaritet të shpenzohen rreth 82 milionë euro.

Për mallra dhe shërbime institucionet komunale do të kenë mundësi të shpenzojnë vetëm 35 milionë euro. Të hyrat totale financiare të buxhetit nga niveli komunal për vitin e ardhshëm llogaritet të jenë 61 milionë euro, apo rreth 2 milionë më pak sesa buxheti i përgjithshëm i kryeqytetit.

Prishtina do të jetë komuna që përfiton më së shumti buxhet, me një rritje prej 2 milionë eurove, në krahasim me vitin aktual. Ndërkohë, komuna që do të përfitojë më së paku nga buxhetit i shtetit për vitin e ardhshëm, është Kllokoti. Kjo komunë do të ketë në total 990 mijë euro për shpenzim në vitin 2013.

Kryeqyteti do të ketë në dispozicion 63 milionë euro në përgjithësi, përderisa nga kjo vlerë financiare do të ndajë 21 milionë e 680 mijë euro për pagat dhe mëditjet e zyrtarëve komunalë, duke përfshirë edhe drejtori të ndryshme. Në vlerë të njëjtë llogaritet të jenë të hyrat vetjake të kryeqytetit. Sipas vlerësimeve finale të Ministrisë së Financave, investimet kapitale të Prishtinës për vitin 2013 do të jenë 14.7 milionë euro, shkruan Koha Ditore.

Për nga ana e financimit nga buxheti, komuna e dytë më e “shtrenjtë” llogaritet Prizreni, që për vitin 2013 do të ketë buxhet në vlerë prej 33 milionë euro. Sipas kalkulimeve të Ministrisë së Financave, edhe buxheti total i Prizrenit do të shpenzohet kryesisht për pagat dhe mëditjet e vetë të punësuarve në këtë komunë. Tabelat e Ministrisë së Financave, të cilat, pas dëgjimeve të fundit, do të shkojnë për miratim në Qeveri, tregojnë se për vitin 2013 Prizreni do të shpenzojë në paga 14.9 milionë euro, ndërsa për investime kapitale do të ketë në dispozicion 9.8 milionë euro. Të hyrat vetjake të kësaj komune llogaritet të jenë 5.7 milionë euro. Komuna e tretë për nga pesha financiare është Ferizaj, që për vitin 2013 llogaritet të ketë në dispozicion 20 milionë euro. Peja dhe Gjakova do të kenë në dispozicion nga 18 milionë euro për vitin e ardhëm. Ndërkohë, për Mitrovicën janë planifikuar të ndahen 14 milionë euro, përderisa Podujeva, do të ketë për vitin e ardhshëm mbi 16 milionë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.