Cameron: Nuk ka logjikë të kërkosh borxh për të dalë nga një krizë borxhesh
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, konfirmoi se nuk do tërhiqet për të zbutur programet e shtrëngimit të ekonomisë pavarësisht paralajmërimit të FMN-së që të reduktoi parashikimin për rritjen e ekonomisë së Britanisë.Qeveria e konservatorëve dy vite më parë prezantoi një plan ambicioz të reduktimit të nivelit rekord të deficitit buxhetor por e presuar nga nevoja për të mbështetur ekonominë e zhytur në recesion u detyruar të shtyjë në kohë disa nga synimet e deklaruara dhe parashikohet që të bëjë të tjera shtyrje në kohë në fund të këtij viti.
“Në Britani nuk kemi nevojë për një plan B që në fakt nënkupton rritje të borxhit. Nuk ka logjikë të kërkosh borxh për të dalë nga një krizë borxhesh”, tha Cameron për Sky News.
Ai tha se është e domosdoshme që të vijohet me këtë plan pavarësisht vështirësive që krijon ulja e shpenzimeve publike. /Telegrafi/