Clark kthehet për naftë

9:17 / 14.06.2012
Kompania e ish-gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark duket se ka marrë përkrahje të mirë nga Qeveria e Kosovës për të filluar sa më parë punën me prodhimin e naftës në vend.

Qindra miliona euro investime të premtuara në këtë fushë i kanë shtyrë institucionet e vendit që të angazhohen maksimalisht për të mos e lëshuar këtë rast.

Burime të gazetës Express thonë se kompanisë energjetike me seli në Kanada, Envidity, që e udhëheq Clark, do t’i bëhen disa lehtësime për shkak të fushës specifike të cilën ajo synon ta hulumtojë dhe zhvillojë projektin në të ardhmen.

“Përveç të tjerash, kompania po kërkon që t’i lejohet ta fusë teknologjinë e sajë në territorin e Kosovës pa iu nënshtruar taksave doganore. Kjo pritet t’i mundësohet me një vendim të veçantë nga Ministria e Financave”, thotë ky burim. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Wesley Clark
Wesley Clark

-
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.