Çmimet e lira e bëjnë Shqipërinë atraktive për pushime

10:53 / 10.08.2012
Shqipëria mbetet destinacioni më i preferuar i kosovarëve për t’i kaluar pushimet verore, kryesisht për shkak të çmimeve më të lira krahasuar me vendet e tjera, shkruan ‘Koha Ditore’. Mali i Zi ka nisur të humbë një numër të pushueseve nga Kosova, për shkak të çmimeve më të larta. Por, edhe numri i pushuesve në Turqi ka qenë më i lartë se viteve të kaluara. Agjencitë turistike thonë se Shqipëria po shndërrohet në një vend ku shumica e turistëve shkojnë për vikend, kryesisht të shtunave dhe të dielave.

Të dhënat e Policisë Kufitare tregojnë se gjatë muajit qershor, korrik dhe në javën e parë të muajit gusht nga Kosova për në Shqipëri kanë kaluar rreth 660 mijë persona. Kurse nga Kosova për në Mal të Zi kanë kaluar rreth 49 mijë persona, në të njëjtën periudhë kohore.

Sabrie Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë se në muajin qershor nga Kosova për në Shqipëri kanë kaluar 149 mijë e 424 persona, në muajin korrik 363 mijë e 711 kosovarë, ndërsa vetëm në javën e parë të muajit gusht kufirin për në Shqipëri e kanë kaluar 149 mijë e 916 persona, shkruan Koha Ditore.Numri i kosovarëve që e kanë kaluar kufirin për në Mal të

Zi është më i vogël, krahasuar më Shqipërinë. Gjatë muaji qershor në Mal të Zi kanë kaluar 15 mijë e 944 persona. Kurse, gjatë muaji korrik kufirin për këtë shtet e kanë kaluar 25 mijë e 168 persona. E në javën e parë të muajit gusht numri i personave që e kanë kaluar kufirin ka qenë 8 mijë e 316 kosovarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.