Çmimet e naftës shënojnë rënie

11:37 / 2.07.2012
Kontratat e naftës regjistruan rënie të vlerës të hënën. Në treg ka humbur vrulli i vendimeve të samitit të Brukselit. Ndërkohë të dhënat për dobësinë e aktivitetit ekonomik të kinës kanë zgjuar shqetësimet për masën e konsumit të naftës bruto. nafta bruto amerikane për gushtin ra 1.14 dollarë në 83.82 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 1.56 dollarë në 96.34 dollarë për fuçi.

Në ditën e premte nafta europaine u rrit më shumë se 6 dollarë ndërsa ajo amerikane më shumë se 7 dollarë. Të dyja kontratat mbyllën në ditën e premte rritjen më të madhe 4 ditore në terma të dollarët në historinë e tyre.

Të hënën hyjnë në fuqi sanksionet e Bashkimit Europian për naftën e Iranit dhe republika islamike sot vlerësohet si eksportuesi i tertë në botë duke lëshuar vendin e dytë për Irakun. Por Irani thotë se embargo ka pak efekte pasi ka ndërtuar një rezervë valutore në 150 miliardë dollarë.
Këtë javë do të takohen në Stamboll ekspertët e 6 fuqive të mëdha dhe tyre të Iranit por vetëm për detaje teknike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:08 / 19.06.2013
Rita Ora dhe Madonna

Rita Ora dëshiron duet me Madonnan

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.