Çmimi i naftës hip pak

13:04 / 25.10.2012
Kontratat e naftës u rritën të enjten pasi të dhënat nga SHBA-të kanë zgjuar shpresën se do të ketë një konsum të qëndrueshëm të naftës bruto. Ekonomia e parë në botë është edhe konsumatori më i madh i naftës, por problemet në ekonomitë e eurozonës kanë kufizuar masën e rritjes së çmimit të naftës.

Nafta bruto Brent e Londrës për dhjetorin u rrit 22 cent në 108.07 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për dhjetorin u rrit 13 cent në 85.86 dollarë për fuçi.

Fokusi në ditën e sotme do të jetë edhe në raportin mbi aplikimet e papunësisë në shtetet e bashkuara për javën e kaluar, ndërkohë që raporti për stokun e hidrokarbureve tregoi për rritje të ndjeshme të shifrave. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.