Çmimi i naftës me rënie

14:18 / 1.07.2013

Nafta Brent e Londrës ka rënë lehtë në tregtinë e sotme, dhe tregtohet pranë 102 dollarë për fuçi. Rënia është ndikuar nga të dhënat negative mbi manifakturën në Kinë që ka shtuar akoma më shumë shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë të dytë më të madhe në botë.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra lehtë me 5 cent në rreth 102 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e naftës Bruto amerikane për gushtin ranë me 7 cent në 96.6 dollarë për fuçi.

Përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti, nafta Brent humbi më shumë se 7 për qind të vlerës, tremujori i dytë me radhë në rënie. Forcimi i dollarit gjithashtu ka ndikuar në rënien e vlerës së naftës dhe të lëndëve të para që tregtohen në monedhën amerikane. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.