Çmimi i naftës vazhdon të bie

11:50 / 30.08.2012
Kontratat e naftës vijuan trendin zhvlerësues të një dite më parë. Investitorët reaguan ndaj lajmit se industria e nxjerrjes së naftës në Gjirin e Meksikës nuk është dëmtuar nga uragani Isaac.

Megjithatë masa e rënies së çmimit të naftës është kufizuar nga pritshmëria për reduktim të furnizimit me naftë nga Deti i Veriut si pasojë e riparimeve të platformave të nxjerrjes së naftës dhe pritshmërisë që punëtorët finlandezë të këtij sektori të hyjnë në grevë.

Bençmarku amerikan ka regjistruar një rënie më të madhe për shkak të rritjes surprizë të stokut të hidrokarbureve një javë më parë dhe mundësisë së hedhjes në treg të rezervës strategjike.

Nafta bruto Brent e Londrës për tetorin ra 5 cent në 112.49 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për tetorin ra 52 cent në 94.97 dollarë për fuçi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:54 / 21.05.2013
Dennis Rodman, Foto: Getty Images

Kështu di vetëm Rodman (Foto)

Edhe pse është shumë vështirë të arrihet diçka e tillë, Dennis Rodman ka arritur ta tejkalojë edhe vetveten.
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.