ÇOHU! kritikon mënyrën e privatizimit të PTK-së

11:55 / 16.08.2012
Organizata ÇOHU, shprehu shqetësimin se “përfshirja e Albright Capital Management rrezikon që privatizimi i PTK-së të jetë një garë me konflikte të interesit dhe me motive jo-racionale biznesore që ka për të cenuar seriozisht barazinë në garë”.

Në një njoftim për media organizata tërhoqi një paralele në mes të ngjarjeve aktuale që po e karakterizojnë procesin e privatizimit të 75 për qind të Postë-Telekomit të Kosovës me procesin për licensimin e telefonisë së dytë mobile në Kosovë-IPKO.

“Albright Group me IPKO është bërë titullare e licencës së dytë të telefonisë mobile më 2007 nëpërmjet një tenderi skajshmërisht të manipuluar, i cili nuk ka lënë ligj pa e thyer. Vetëm të rikujtojmë se atëbotë është faktografuar se kërkesat bazike ligjore në këtë tender nuk janë përmbushur”, thekson ÇOHU! duke i përmendur disa parregullsi që thuhet se patën ndodhur gjatë licensimit të kësaj kompanie.

Organizata hodhi kritika të ashpra edhe në adresë të mediave kosovare duke i cilësuar “të njëanshme” raportimet e tyre për këtë çështje.

“Favorizimi nga media kosovare për këtë grup dhe injorimi i faktit se është pjesë e operatorit të dytë mobil përkatësisht operatorit IPKO, jo vetëm që paragjykon garën, por krijon një ambient për vendosjen e një monopoli në fushën e telekomunikacionit”, theksoi organizata. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.