Commerzbank shkurton 6000 vende pune

15:50 / 24.01.2013
Banka e dytë më e madhe e Gjermanisë, “Commerzbank”, po planifikon të shkurtojë rreth 6 mijë vende pune, ose mbi 10 për qind të krahut të punës.

Vetë institucioni deklaroi se ka në plan të shkarkojë nga 4 mijë deri në 6 mijë punonjës me kohë të plotë brenda vitit 2016, nga 56 mijë punonjës që ka në tërësi, 49 mijë prej të cilëve me kohë të plotë.

Në qershor banka u zhvlerësua nga “Moody’s” dhe për rrjedhojë instituti hyri në listën e parashikimeve negative, që do të thotë se agjencia e kreditimit parashikon shkurtime të tjera.

“Moody’s” deklaroi se zhvlerësimi kishte ardhur si pasojë e ekspozimit të bankës në periferinë e eurozonës, si dhe nga përqendrimi i huave për sektorë dhe huamarrës të caktuar.

Aksionet e bankës kanë rënë me 1.9 për qind. Disa ekspertë janë skeptikë nëse kjo valë shkurtimesh do të ndihmojë institucioni të dalë nga vështirësitë.

“Shkurtimet nuk janë shumë ambicioze. Prisja që ato të bëheshin përpara vitit 2016. Deri atëherë është kohë e gjatë”, ka thënë analisti Guido Hoymann, nga Metzler Securities. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.