Debat i ashpër në Kuvend për privatizimin

13:45 / 3.10.2012
Kuvendi i Kosovës po debaton rreth procesit të privatizimit. Iniciuesi i debatit, kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se privatizimi ka pasur efekte shumë të dëmshme për ekonominë e Kosovës, prandaj duhet të ndërpritet. Ndërkaq ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj përsëriti se qeveria është e përkushtuar të vazhdojë reformat strukturale në ekonomi, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Zhvillohet debat i ashpër për privatizimin në Kuvendin e Kosovës. Iniciuesi i debatit, kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se procesi i privatizimit, i filluar në vitin 2001, ka shkaktuar pasoja të mëdha për ekonominë e Kosovës. Madje pasoja të dëmshme do të sjell edhe vazhdimi i këtij procesi edhe në ndërmarrjet publike nga qeveria e Kosovës. Ai theksoi se shumica e ndërmarrjeve të privatizuara kanë ndërruar destinacionet, janë shndërruar në objekte hoteliere, në depo, apo qendra tregtare, madje edhe sheshe ndërtimi. Sipas tij, më së keqi e kanë pësuar të punësuarit.

Qeveria e Kosovës në vitin 2008 ka vazhduar punën e lënë nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, në vend që ta ndërpriste dhe të zhvillonte hetime rreth këtij procesi, tha Ymeri. Por ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, tha se për procesin e privatizimit të drejtuar nga AKM-ja duhet të thirret në debat zyrtarë të AKP-së, si pasardhëse e saj. Ai ritheksoi se qeveria është e përkushtuar për të vazhduar reformën në ekonomi.

Beqaj u zotua se Qeveria do ta vazhdojë privatizimin, pavarësisht pengesave, qoftë të brendshme apo të jashtme. Këtë proces e mbështeti grupi parlamentar i PDK-së. “Të gjitha këto janë detyrë e Qeverisë së Kosovës, sepse këto punë nuk mund t’i bëjë sektori privat, por ne jemi të bindur se filozofia e ekonomisë së tregut e dëshmuar deri me tani në të gjitha ekonomitë e suksesshme botërore kërkon që zhvillimi ekonomik, rritja e vendeve të punës, rritja e mirëqenies së qytetarëve janë punë të cilat realizohen nga sektori privat”, tha kreu i MZHE-së.

Kryetari i grupit, Adem Grabovci tha se privatizimi është zhvilluar me transparencë të plotë dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe se nuk mund të ndalet.Teuta Sahatqia nga LDK-ja tha se kjo parti e mbështet në parim privatizimin, por theksoi se duhet të rishikohet privatizimi i disa aseteve publike, që privatizimi i PTK-së të sillet në Kuvend për miratim bashkë me një strategji përkatëse, të rishikohet strategjia energjetike.

Ndërkaq Donika Kadaj Bujupi, nga AAK-ja tha se ky proces duhet të ndërpritet menjëherë dhe të bëhen hetimet përkatëse.

Por kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi tha se privatizimi duhet të vazhdojë, por për këtë ai tha se duhet një debat cilësor dhe konsensus i gjerë dhe të krijohet një bord kombëtar që nuk i nënshtrohet sekserëve. Ai theksoi se populli duhet të qeverisë me pasuritë tokësore e nëntokësore.

Ndërkaq Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje deputetëve që të mos zmbrapsen dhe ta shpëtojnë Kosovën nga privatizimi, duke thënë se qëllimi i tyre nuk është që ta bllokojnë këtë proces, por sepse nuk e përkrahin këtë linjë që po e ndjek qeveria. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.