Deficiti në qershor 187.6 milionë euro
Deficiti tregtar ka arrit në vlerë prej 187.6 milionë euro vetëm për muajin qershor. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin qershor 2012 prej 187.6 milionë eurove krahasuar me deficitin prej 182.1 milionë euro me qershorin e vitit 2011.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njofton se eksporti në muajin qershor 2012 kishte vlerën e 29.8 milionë eurove, ndërsa importi 217.5 milionë euro, ku është një rënie prej (3.9 për qind) për eksport, si dhe një rritje prej (2.0 për qind) për import krahasuar me qershorin e vitit 2011.
"Eksportin e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, produktet minerale, ushqimet e përgatitura, etj., ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor të importit e përbëjnë produktet minerale, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani". /Telegrafi/