Deficiti, rreth 1 miliard euro

15:13 / 16.08.2012
Deficiti tregtar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka shënuar vlerën prej rreth 1 miliardë euro, si pasojë e rritjes më të madhe të importeve në krahasim me eksportet. Kjo rritje e deficitit vjen pikërisht në kohën kur institucionet e vendit kishin premtuar ulje të deficitit duk rritur prodhimin vendor. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në periudhën janar-qershor, deficiti tregtar ka arrit në vlerë prej 979 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte rreth 932 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 1.1 miliardë euro, përderisa ka eksportuar në vlerë prej rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të zbehet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth shtatë herë më të larta se sa eksportet.

Lumir Abdixhiku, drejtor në institutin “Riinvest”, ka vlerësuar për “Tribuna Shqiptare” se thelbi i problematikes është jo vetëm në nivelin enorm të këtij deficiti, por edhe në trendin e tij. “Derisa në vitin 2008 ne kishim një diferencë mes importeve dhe eksporteve në vlerë prej 1.7 miliardë, kjo vlerë në vetëm katër vite është rritur në 2.2 miliardë. Për më tepër në pjesën e parë të këtij viti në kemi prapë një trend negativ me rënie të eksporteve e rritje të importeve”, shton Abdixhiku.

Sipas tij, arsyet prapa kësaj janë të shumta, por mosaftesia e bizneseve vendore për të prodhuar e krijuar vlerë është thelbësorja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.