Dënohet SharrCemi

23:13 / 26.06.2012
Dogana e Kosovës dënon fabrikën e prodhimit të çimentos “SharrCem” në Kosovë për mashtrim tarifor. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, i cili tha se nuk është në dijeni për shumën e masës së shqiptuar nga Komisioni për Kundërvajtje Doganore.

Diçka e tillë ndodhi pasi SharrCem u mundua të sjellë çimento në Kosovë fshehurazi nëpërmjet kufirit me Maqedoninë. 12 maune me çimento të pafinalizuar për disa ditë kanë qëndruar në kufirin me Maqedoninë pasi doganierët kosovare dyshonin se brenda tyre ka çimento e jo lëndë të parë siç ishte deklaruar malli.

Sipas burimeve doganore, siç citon Top Channel, deklarimi i rrejshëm nga “SharrCem” është bërë për t’i ikur taksës doganore prej 35 për qind të vënë nga ministria e tregtisë për shtetet importuese të çimentos për të mbrojtur pikërisht “SharrCemin”.

E teksa e gjithë kjo bëhet në kohën kur importi i çimentos është shtrenjtuar, ministria e tregtisë ka dëgjuar të martën shqetësimet e të gjitha palëve të interesit. Në një njoftim thuhet se “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajti takim me përfaqësues të bizneseve dhe të institucioneve qeveritare të Kosovës për të diskutuar rreth vendimit të çimentos”.

Qëllim i këtij forumi ishte mbledhja e informatave nga përfaqësuesit e bizneseve, që do të verifikohen në vazhdimësi. Para se të shkojë në një vendim tjetër ministria e tregtisë zotohet se do ti verifikojë të gjitha faktet e prezantuara nga përfaqësuesit e bizneseve.

Prezent në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e “SharrCemit” të cilët kanë deklaruar se nuk do të ketë ngritje të çmimit të çimentos.

Me 11 qershor të këtij viti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, mori vendimin për vendosjen e masës tarifore prej 35 për qind për të gjithë importuesit e çimentos, me arsyetimin se nga importi i këtij produkti është dëmtuar prodhimi vendas. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.