"Deutsche Bank": Greqia shumë pranë një marrëveshjeje me kreditorët

9:13 / 3.02.2012
Qeveria greke dhe kreditorët privatë të vendit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, përsëriti sot pronari i ''Deutsche Bank'', Josef Ackermann duke shtuar se ishte një çështje ditësh ose javësh.

Ai ka bërë deklarata të ngjashme dhe javën e kaluar në forumin ekonomik botëror të Davosit.

Ackermann është një prej pronarëve të lobit bankar ndërkombëtar IIF, që përfaqëson kampin e kreditorëve privatë në negociatat për një reduktim të pjesshëm të borxhit publik të Athinës mbajtur nga sektori privat. ''Një dekuotim prej 70 për qind apo më shumë i borxhit të vendit është tashmë në lojë për bankat'', theksoi ai duke shtuar se ''topi'' ishte tashmë në kampin e palëve të tjera të përfshira në shpëtimin e Greqisë duke iu referuar shteteve evropiane dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Athina duhet të vazhdojë negociatat me kreditorët privatë për reduktimin e borxhit të saj prej 100 miliardë eurosh dhe për të mundësuar zhbllokimin e një plani të dytë ndihme evropiane prej 130 miliardë eurosh. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.