Deutsche Bank humb 2.6 miliardë euro

15:31 / 31.01.2013
Banka më e madhe në Gjermani Deutsche Bank raportoi humbje përpara taksave në 2.6 miliardë euro për tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Banka e ka paralajmëruar humbjet që në muajin dhjetor ku ka sqaruar se ato janë kosto që kanë të bëjnë me riformatimin ligjor dhe strukturën e re të krijuar për tu përshtatur në një ambient me ligje të reja për monitorimin e bankave dhe për nivelin e kapitalit.

Procesi i vetëpastrimit të ka nisur prej kohësh kreditori më i madh në gjermani synon ta largojë atë nga skandalet e të kaluarës dhe të ri-pozicionohet në tre me një kapital në cilësi më të mirë. Banka deklaroi se ka prioritet përmirësimin e kapitalit mbrojtës, tërheqja nga asetet me risk të lartë dhe çlirimi i kapitalit.

Sipas raportit të publikuar në orët e para të ditës së sotme, norma e kapitalit bazë Tier 1, të kësaj banke e përllogaritur sipas rregullave të reja të Bazel III qëndron në vlerën e 8 për qind në fund të vitit 2012. Ky është një përmirësim thelbësor në cilësinë e kapitalit krahasuar me nivelin 6 për qind të Tier 1 që regjistroi në fund të vitit 2011.

Pas raportit të situatës financiare për tremujorin e fundit analistët vlerësuan si pozitiv faktin që nuk do të ketë rritje të mëtejshme të kapitalit, pasi për tregun kjo nënkupton performancë të mirë të bankës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.