Dhe më të pasurit janë... zviceranët!

13:37 / 24.09.2012
Kompania e sigurimeve Allianz publikon çdo vit raportin global mbi pasurinë - “Global Wealth Report”. Këtë vit mund të merret vesh se zviceranët janë populli më i pasur i botës, ndërsa shuma e parave të fituara në 52 vendet studiuara - në vitin e kaluar - ishte jo më pak se 103.3 bilionë euro.

Analistët dhe ekspertët ekonomikë, Kathrin Brandmeier, Michael Grimm, Michael Heise, Arne Holzhausen dhe Gabriele Steck - autorë të raportit - nuk e kanë pas punën e lehtë. Ata është dashtë t’i marrin të dhënat e PBB-së nga 52 shtete për të ardhur deri te rezultatet se kush janë më të pasurit. Mirëpo, përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është për t'u habitur: zviceranët! Ata kanë mundur të mburren me të ardhurat neto për frymë në vitin e kaluar, që ishin 138 mijë euro, derisa në vendin e dytë ishin japonezët me 93 mijë euro. Fjala është për shumën mesatare të parave për kokë banori, dhe kjo pasi u zbriten borxhet.

Pasuria private e botës në vitin 2011 është rritur me 1.6 për qind, që është dukshëm më pak se në vitet e mëparshme, kur rritja ishte rreth 7 për qind. Arsyeja për këtë është inflacioni në rritje, thonë nga Allianz. Një arsye shtesë për një akumulim më të vogël të pasurisë private ishte edhe kriza e madhe financiare dhe e euros, si dhe popullata në rritje e Tokës. Ndërsa, këtu nuk ndihmojnë as normat e interesit që janë ende shumë të ulëta, prandaj kursimet nuk kanë më vlerë të njëjtë si më parë.

Pavarësisht situatës së keqe ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë në listën e tretë të Allianzës për pasurisë private, ndërsa në vendin e katërt është Belgjika (86 mijë). Pas saj vijnë: Holanda, Tajvani, Kanadaja, Singapori, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Lista e njëzetëshes e përmbushin po ashtu vendet evropiane, si: Danimarka (49 mijë), Italia, Franca, Suedia, Austria, Gjermania etj.

Raporti tregon se pasuri në botë ka, por është çështje se si pasuria ndahet dhe nëse ndahet mes njerëzve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.