Diaspora angazhohet në nismat socio-ekonomike në Kosovë

14:13 / 10.01.2013
Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD, ne kuadër të Projektit ‘Diaspora për zhvillim-DfD’ që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim – SCO-K, ka filluar së zbatuari katër (4) pilot projekte në fushën e: të drejtave politike, fushën e investimeve, shëndetësisë dhe komunikimit. Pilot projektet në fjalë zbatohen nga OJQ në Kosovë dhe Diasporë.

Projekti Diaspora për Zhvillim ka për qëllim përfshirjen e diasporës në nismat socio-ekonomike në Kosovë dhe njëherazi të krijojë marrëdhënie më të mira ndërmjet Diasporës dhe Kosovës, të ndikoj në krijimin e politikave më të mira në mënyrë që diaspora të investojë; njohuritë, përvojën dhe financat në Kosovë dhe gjithashtu të ofrojë informata dhe shërbime më të mira për diasporën. Projektet të cilat kanë filluar të zbatohen janë: Shkëmbimi i përvojave ndërmjet bizneseve Kosovë – Zvicër– Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë krijimin e marrëdhënieve më të mira në mes bizneseve në Kosovë dhe atyre të Diasporës - Zvicër.

Formimi i një shoqate të profesionistëve mjekësor në Zvicër– Ky projekt ka për qëllim formimin e një asociacioni të profesionistëve shëndetësor në Diasporë-Zvicër, për qëllimet e shkëmbimi të njohurive dhe eksperiencave të tyre në Kosovë. Përmirësimi i komunikimit Kosovë – Diasporë – Ka për qëllim përmirësimin e komunikimit dhe informimit ndërmjet Kosovës dhe Diasporës.

Për një përfaqësim më të drejtë të diasporës– Projekti ka për qëllim hulumtimin e praktikave më të mira të përfaqësimit politik të Diasporës dhe lobimin për aplikimin e formave të përfaqësimit politik të Diasporë në Kosovë.

Idetë e projekteve kanë lindur nga punëtoritë e organizuara nga DfD, të cilat janë mbajtur në Zvicër dhe Kosovë, në 4 tema: Promovimi i investimeve, të drejtat politike të diasporës, sistemi shëndetësor dhe martesat e detyruara. Përzgjedhja e temave është bërë nga vetë diaspora të cilat nëpërmjet portalit albinfo.ch kishin mundësi të votonin mbi 12 tema, të cilat ata i shihnin si shqetësuese në raport me Kosovën. Nga 12 projekt-propozimet e dala nga këto punëtori , 4 prej tyre u përzgjodhën të zbatohen në fazën pilotuese prej 6 muajsh. Nëse si të tilla dëshmojnë për një përmirësim të situatës dhe bashkëpunim të ngushtë mes Diasporës dhe Kosovë, projektet mund të kenë një vazhdimësi edhe më të gjatë, pa i përjashtuar edhe mundësit për projekte tjera, të cilat janë konform qëllimit të përgjithshëm të projektit diaspora për zhvillim. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
10:28 / 24.05.2013
Teodora

Këngëtarja bullgare huazon këngën e Albulenës

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.