Dogana mblodhi 560 milionë euro

16:08 / 20.09.2012
Doganat e Kosovës nuk do ta kenë problem realizimin e planit për mbledhjen e të hyrave, sipas drejtorit Naim Huruglica, deri më 19 shator ato kanë mbledhur 576 milionë euro dhe deri në fund të vitit kanë për të mbledhur edhe 300 milionë euro. Por problem edhe me tej për Doganën mbetën rrugët alternative në veri të cilat mundësojnë zhvillimin e kontrabandës.

Doganat e Kosovës janë duke vazhduar me trend pozitive të mbledhjes së të hyrave. Drejtori Naim Huruglica tha të enjten gjatë një takimi me gazetarë se deri më tani kanë mbledhur 66 për qind të plani vjetor nga planifikimet. Deri ën fund të fitit dogana duhet të grumbulloj 875 milionë euro dhe është kontribuuesi kryeso në buxhetin e shtetit.

“Trendi i mbledhjes së të hyrave është pozitiv deri më tani kemi mbledhur 560 milionë euro apo 2.2 për qind më shumë se sa në periudha e njëjtë të vitit 2011”, tha Huruglica.

Por pavarësisht mbledhjes së të hyrave problem për doganat mbetët veriu. ‘Disa grupe kriminale po shfrytëzojnë disa rrugë ilegale jashtë pikave kufitare për të kontrabanduara mallra”.

Huruglica ka folur edhe për sistemin e ri të zhdoganimit të mallrave i cili ka filluar të përdorët në fillim të këtij muaji nga Dogana, ka thënë se për dallim nga java e parë ku kanë pasur disa probleme tash puna po vazhdon normalisht.

Ai ka treguar se i kanë dërguar 35 raste për hetim të cilat dyshohet për keqpërdorim të 35 milionë eurove. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Naim Huruglica
Naim Huruglica

-
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.