Draghi: Asnjë vend nuk do të dalë nga Eurozona

14:29 / 26.07.2012
Shefi i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi, tha në Konferencën Globale të Investimeve në Londër se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ruajtur euron. Ai theksoi se, Italia dhe Spanja kanë bërë përparime të ndjeshme për sa u përket rimëkëmbjes së llogarive publike dhe reformave, duke shtuar se, duhet vazhduar në këtë drejtim.

Numri një i Bankës Qendrore Europiane ka thënë se, nuk është e mundur as të imagjinosh mundësinë që një vend të dalë nga Eurozona. Ai deklaroi se, mekanizmat anti – spekulim janë gati për të funksionuar më mirë se në të kaluarën, duke kujtuar edhe nevojën për të dalë nga fragmentimi financiar dhe se, tregu ndërbankar nuk po funksionon në mënyrën më të mirë të tij.

Draghi tha se, gjatë gjashtë muajve të fundit, Eurozona ka treguar përparime të jashtëzakonshme dhe se, Monedha e Përbashkët është e pakthyeshme, pasi të gjithë do ta bëjnë të tillë. “Eurozona është më e fortë se sa mendohet”, tha ai.

Sipas tij, Eurozona ka ecur më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia përsa i përket inflacionit dhe është krenare për nivelin e bashkëveprimit social kundrejt këtyre dy shteteve. Mario Draghi ka nxjerrë në pah progreset e bëra në gjashtë muajt e fundit, ku sipas tij, janë arritur rezultate të shkëlqyera në financat publike dhe reforma në gjashtë muajt e fundit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.