E mbyllin rrugën në Duhël
Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se nga data 14.08.2012 në orën 07:00 deri më datë 15.08.2012 në orën 07:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M25, në segmentin Carralevë - Duhël, për shkak të kryerjes sa më të shpejtë të punimeve finale – shtruarjes së shtresës përfundimtare të asfaltit në segmentin e përmendur.Me mbylljen e rrugës nacionale M25 në segmentin Carralevë-Duhël, pjesëmarrësit në komunikacion do të shfrytëzojnë rrugët alternative rajonale në të dy drejtimet: “Arllat – Malishevë, Duhël – Carralevë – Komoran – Arllat – Duhël, Doganaj – Shtërpcë – Prizren dhe Prizren – Duhël – Malishevë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Kryerësi i punimeve, kompania “EuroIng”, obligohet që të vendosë sinjalizimin përkatës për informimin dhe orientimin e pjesëmarrësve në komunikacion gjatë gjithë kohës derisa segmenti Carralevë – Duhël të jetë i mbyllur, ndërsa rregullimi i komunikacionit dhe orientimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga kjo kompani, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. /Telegrafi/