E pandryshuar normën e interesit

15:27 / 20.12.2012

Banka e Shqipërisë (BSH) ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit, pikërisht në kuotën e 4 për qind.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se mbajtja në nivele të pandryshuar e normës bazë të interesit ruan karakterin stimulues të politikës monetare, duke i mundësuar politikës reale të përfitojë gjatë vitit 2013.
“Deficit tregtar është ngushtuar në 10.3 për qind, ndërsa eksportet kanë ruajtur ritme pozitive”, theksoi Fullani. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.