Eagle Mobile shton komunikimet

15:14 / 2.10.2012
Paketat e reja të kombinuara të Eagle Mobile dalin tashmë me ofertat më tunduese dhe më të favorshme në treg, duke reduktuar çmimet dhe duke shtuar volumin e komunikimit. Paketat e kombinuara 300, 1000, 1500 dhe 4000, dalin më të pasuruara se kurrë për të përmbushur më mirë nevojat dhe dëshirat e përdoruesve me parapagesë për komunikim. Këto paketa ofrojnë çmimet më të leverdisshme në treg për konsumatorin si dhe volume të shtuara të kohë-bisedës, internetit dhe mesazheve.

Përdoruesit e këtyre paketave do të kenë mundësi të kontrollojnë më mirë shpenzimet e tyre mujore, duke kursyer më shumë dhe duke përdorur celularin e tyre më shumë, pasi ata me një çmim fiks të përballueshëm do të mund të mbulojnë të gjitha nevojat e komunikimit. Oferta e re ofron volumin më të lartë të minutave kombëtare në treg, si dhe varion deri në minuta të pa limituara drejt numrave Eagle nëpërmjet paketës 4000.

Paketat e reja të kombinuara 300, 1500 dhe 4000 mund të përfitohen nga të gjithë përdoruesit me parapagesë, ndërkohë që abonentëve Super Riniring u ofrohet edhe paketa mujore 1000 lekë. Paketa javore 300 ka shtuar volumin e minutave në 1000 brenda rrjetit dhe sasinë e SMS-ve në 1000 brenda rrjetit, ndërsa internetin në 200 MB.

Ndërkohë, paketa 1000 u ofron përdoruesve Super Riniring 4000 minuta drejt grupit Super Riniring, 100 minuta kombëtare dhe 600 SMS drejt numrave Eagle, si dhe 600 MB internet. Paketa 1500 ofron për një muaj 4000 minuta drejt numrave Eagle, 120 minuta dhe 500 SMS kombëtare, si dhe 750 MB internet. Ndërsa paketa mujore 4000 ofron komunikim pa kufi brenda rrjetit, 250 minuta dhe 500 SMS kombëtare, si dhe 1500 MB internet.

Regjistrimi në këto paketa bëhet me anë të një SMS me tekst 300, 1000, 1500 ose 4000 në 55200. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.