Edexcel po vjen në Kosovë

13:29 / 19.07.2012
Më në fund një lajm i mirë për Kosovën: gjiganti britanik i kualifikimeve akademike dhe profesionale, Edexcel, më në fund ka vendosur të ofroj programet e veta edhe në Kosovë.

Sipas informatave që kemi, Kolegji Universitar Universum është institucioni i cili ka kaluar certifikimin dhe është aprovuar nga Edexcel, ndërsa lajmi zyrtar pritet të publikohet brenda dy ditëve.

Drejtori Ekzekutiv i kolegjit pranoi se Universum është inspektuar nga Edexce, ndërsa premtoi se lajmi do të bëhet zyrtar deri të premten, atëherë edhe kur pritet të arrijë konfirmimi zyrtar.

Mësohet se Universum fillimisht do të ofroj programe në biznes (me specializime në menaxhment, kontabilitet, marketing dhe të drejtë biznesore), e pastaj programe në media kreative, zhvillim dhe animacion të lojëra kompjuterike, menaxhim të turizmit, hotelerisë dhe udhëtimeve, si dhe në shkenca kompjuterike e zhvillim softueri.

Edexcel, pjesë e Pearson, ofron kualifikime akademike dhe profesionale në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbi 100 shtete në gjithë botën, ndërsa ka 1.5 milionë studentë. Programet e Edexcel janë shumë praktike dhe të ndërlidhura direkt me industrinë dhe tregun e punës. Ato po ashtu kanë pranueshmëri dhe njohje të lartë ndërkombëtare.

Procesi i aprovimit dhe validimit të qendrave është mjaftë rigoroz, ndërsa prania e Edexcel dhe e programeve të tij në Kosovë - përmes certifikimit të Kolegjit Universitar Universum - është një lajm i mirë si për të rinjtë që dëshirojnë të marrin kualifikime të vlefshme për treg të punës, e po ashtu për punëdhënësit të cilët mund të jenë të sigurt se do të punësojnë bashkëpunëtorë me shkathtësitë e duhura për punë. /Telegrafi/

http://www.edexcel.com/Pages/Home.aspx 
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.