Efektet zero i CEFTA-s gjatë vitit 2012

16:56 / 11.10.2012
Pavarësisht disa problemeve të këmbimeve tregtare, të paraqitura gjatë këtij viti në mes Kosovës dhe vendeve të rajonit, Marrëveshja për Tregti të Lirë, e njohur më shkurtesën CEFTA, ka funksionuar në mënyrë të duhur, vlerësojnë zyrtarë qeveritarë.

Por, ndryshe prej tyre, njohës të çështjeve ekonomike, thonë se nuk po vërehet zbatimi i këtij mekanizimi në vend.

Arta Istrefi, këshilltare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se gjatë periudhës janar - gusht të këtij viti, Kosova ka pasur një rritje prej 14.4 për qind të eksportit me vendet e CEFTA-s, ndërsa ka pasur një rënie të importit, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. “Sa i përket problemeve me vendet anëtare të CEFTA-s, besoj se të gjithë tashme janë njoftuar që kohë pas kohe kemi pasur disa probleme më vendet e rajonit, ku vendet e rajonit kishin vendosur masa mbrojtëse për produktet e tyre, të cilat e kanë vështirësuar rrugën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë tregtare me vendet e rajonit”, thekson Istrefi.

Gjatë kësaj vere, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pat vendosur masa të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet, me tarifë prej 35 për qind, e që kishte ngritur dilema se a është shkelur marrëveshja e CEFTA-s. Ndryshe, gjatë vitit të kaluar projekti ndërkombëtar CEFTA është kryesuar nga Kosova.

Por, gjatë viti 2011, Kosova ka arritur që të lejojë hyrjen e mallrave kosovare në shtetin e Serbisë, pasi kjo fundit, që nga viti 2008, kishte bllokuar hyrjen e prodhimeve kosovare në shtetin e saj.

Ekspertë për çështje ekonomike, thonë se në këtë aspekt, ngërçi që ka ekzistuar në mes Serbisë dhe Kosovës vitin e kaluar është tejkaluar, por që gjatë këtij viti, sipas tyre, CEFTA është duke u respektuar në masën ligjore, por për shkak të niveli të ulët ekonomik, ka bërë që deficiti tregtar i Kosovës të rritet në krahasim më vitin e kaluar.

Agron Demi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, tha se në praktikë nuk po vërehen rezultatet e zbatimit të CEFTA-s, madje sipas tij, Kosova është duke pasur humbje të mëdha tregtare. “Prej momentit që është normalizuar marrëveshja CEFTA, dhe tashmë respektohen ato marrëveshje, ne kemi krijuar deficit tregtar, çka do të thotë se Kosova duhet të marrë hapa të menjëhershëm që të ulë këtë deficit, çoftë duke stimuluar prodhimin, duke krijuar masa të reja të eksportit për prodhuesit vendorë, me qëllim që mos të rritet edhe më tutje ky deficit tregtar”, shprehet Demi.

Kosova, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2011, ka kryesuar CEFTA-n, menaxhim të cilin e kishte marrë nga shteti serb.

Ndërkaq, gjatë këtij viti, ky mekanizëm udhëhiqet nga shteti i Shqipërisë.

CEFTA është krijuar me qëllim të eliminimit të pengesave për tregtinë reciproke mes shteteve anëtare të këtij mekanizmi. Kosova në vitin 2007, zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:27 / 19.05.2013
Emeli Sande, Foto: Getty Images

Emeli Sande dëshiron të jetë terapeute e muzikës

Këngëtarja britanike, Emeli Sande, do të kishte dëshirë që të jetë terapeute muzikore në të ardhmen.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.