Ekonomia amerikane po rimëkëmbet

8:46 / 18.01.2013

Dy raporte të reja japin shenja pozitive për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane. Qeveria amerikane tha se numri i amerikanëve që paraqitën për herë të parë kërkesë për ndihmë papunësie ra javën e kaluar në pikën më të ulët në pesë vjet.

Ndërkaq, kompanitë amerikane filluan punën për ndërtimin e numrit më të madh të shtëpive të reja që nga viti 2008. James Glassman, ekonomist pranë një prej bankave më të mëdha të vendit, JP Morgan Chase, i tha Zërit të Amerikës se “është lajm i mirë që ringjallja ekonomike po fillon”.

Departamenti i Punës thotë se 335 mijë punonjës kërkuan asistencë nga qeveria. Kjo shifër pasqyron një ulje prej 37 mijë kërkesash krahasuar me një javë më parë.

Punësimet sezonale mund të kenë kontribuar në këtë rënie të ndjeshme. Gjithsesi, prirja e përgjithshme e tregut të punës është drejt përmirësimit.

Analistët thonë se rënia e numrit të kërkesave për asistencë mund të jetë një tregues që punëdhënësit po pushojnë më pak punëtorë dhe jo domosdoshmërisht që po marrin në punë më shumë njerëz. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.