Ekonomia gjermane u rrit me 0.3 %
Ekonomia e Gjermanisë u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, e ndihmuar nga eksportet dhe konsumi i brendshëm. Rritja ekonomike gjermane ishte më e ngadaltë se 0.5 për qind e regjistruar në tremujorin e parë të vitit, por pritet që të jetë një nga më të fortat në Eurozonë. "Gjermania ka arritur rritjen falë rritjes së eksporteve drejt vendeve që nuk bëjnë pjesë në Eurozonë”, tha Christian Schulz nga banka Berenberg Bank. “Është pothuajse një surprizë që konsumi i brendshëm është rritur për shkak të papunësisë së ulët, rritjes së rrogave dhe kuota e ulët e inflacionit”, shtoi analisti.
Pavarësisht rritjes së ekonomisë më të madhe e Evropës, GDP-ja për të gjithë eurozonën pritet të ketë pësuar tkurrje.
Të dhënat zyrtare mbi GDP-në e Eurozonës në tërësi pritet të publikohen gjatë ditës nga Instituti Evropian i Statistikave Eurostat. /Telegrafi/