Ekonomia greke në rënie
Ekonomia greke vazhdon të tkurret me ritme alarmante dhe parashikimet për vitin e ardhshëm nuk janë aspak optimiste. Në projekt buxhetin e vitit 2013 të paraqitur në parlament nga qeveria greke parashikohet një rënie ekonomike prej 3.8 për qind për Greqinë.Ndërkohë, për këtë vit, rënia e ekonomisë pritet të shkojë deri në 6.5 për qind, duke tejkaluar parashikimin fillestar prej 4.8 përqindësh.
Në projekt buxhetin 2013 parashikohen të tjera masa shtrënguese që do të shkurtonin shpenzimet publike, kryesisht pensionet dhe pagat e administratës me 8 miliard euro. Shkurtimet janë të nevojshme dhe kërkesë e kredi dhënësve ndërkombëtarë të Athinës për të lëvruar këstin e radhës së huas.
Për të pestin vit me radhë ekonomia greke është në rënie të lirë dhe 2013 do të ishte viti i gjashtë. Por më e keqja nuk përfundon këtu. /Telegrafi/