Ekonomia greke vazhdon me rënie

14:23 / 13.08.2012
Ekonomia e Greqisë u kontraktua me 6.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi masat shtrënguese të qeverisë për të zvogëluar deficitin kanë dëmtuar shpenzimet konsumatore. Në bazë të këtyre të dhënave vështirësohet akoma më shumë përmbushja e objektivave të vendosura nga ndërkombëtarët, në këmbim të marrjes së ndihmës.

Greqia tashmë gjendet në vitin e 5 të recesionit dhe rënia ekonomike e ka rritur papunësinë në niveline 23.1 për qind. “Ekonomia e Greqisë është në gjendje të vështirë, dhe përballet me mbijetesën, por të shpresojnë se kjo është një shenjë se shkalla e rënie ka filluar të ngadalësohet”, tha Chris Williamson, shef i ekonomistëve të Markit.

Në tremujorin e parë, ekonomia e Greqisë ra në masë të madhe me 6.5 për qind. Ndërkohë, qeveria po përpiqet të realizojë objektivin e kursimeve prej 11.5 miliardë euro, për të siguruar këstin e radhës të ndihmës nga ndërkombëtarët.

Norma totale e papunësisë në Greqi aktualisht është në 23.1 për qind, dhe 55 për qind e tyre janë të moshës nga 15-24 vjeç. Sipas parashikimeve, pritet që ekonomia e Greqisë të tkurret me 6.9 për qind gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.