Ekspertët, dyshojnë në cilësinë e kompanive konkurruese për PTK-në

16:05 / 14.08.2012
Janë 8 kompani, prej tyre dy konsorciume që kanë dorëzuar aplikacionet për para-kualifikim për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës. Kompanitë në fjalë nuk vlerësohen shumë nga ekspertët.

Kompanitë janë nga shtetet e ndryshme të botës, por është vështirë të gjenden të dhëna për përvojën e tyre në fushën e telekomunikacionit, përveç dy tre kompanive.

Drejtori ekzekutiv i qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale STRAS Ibrahim Rexhepi, vlerëson se numri kompanive, por jo edhe përvojën e tyre. “Në fakt ky numër më i madh nuk ofron ndonjë cilësi meqenëse aty mungojnë emrat, lojtarët e mëdhenj në tregun global dhe kjo është pak shqetësuese pse tregu i Kosovës nuk është atraktiv, nuk është tërheqës për investitorë serioz”, thotë Rexhepi.

Kurse Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, dhe njohësi i qështjeve ekonomike, Lumir Abdixhiku, tek kompanitë konkurruese, nuk gjen ndonjë me emër në arenën ndërkombëtare. “Prej emërtimeve është pak e vështirë për të parë historikun apo background-in e tyre në fushën e telekomit, në përgjithësi, meqenëse ka disa kompani që kanë një eksperiencë. E para që të bie në sy është se nuk kemi një kompani me renome evropiane apo botërore”, thekson Abdixhiku, RTK-Radio.

Kompanitë të cilat kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për parakualifikim janë:

Albright Capital Management LLC ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës ), Avicenna Capital LLC në konsorcium me Tëelve HORNBEAMS ( Mbretëria e Bashkuar, Poloni ), Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani), Elkos LLC ( Kosovë ), Geni Capital (Luxemburg ), M1 International Limited ( British Virgin Islands ), Monaco Telecom International SAM ( Monaco ) dhe Turkcell ( Turqi ).

Ekspertët konsiderojnë se kompanitë në fjalë nuk kanë konkurruar pasi janë zhgënjyer nga procesi i kaluar i tenderimit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
11:50 / 21.05.2013

Menaxhmenti i AKP-së me mandat të dyshimtë

Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore po bëhet nga menaxhmenti me mandat të skaduar. Kështu të paktën pretendon kryetari ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.