Eksportuesit: Taksa shtesë e Maqedonisë- bumerang

13:26 / 31.07.2012
Eksportuesit kosovarë të gypave të salduar dhe të ujit vendimin e shtetit maqedonas për rritje tarifash e shohin si një bumerang. Prodhuesve të ujit, të cilëve shteti fqinj u ka vënë masën doganore prej 40 për qind, u ka shkaktuar mjaft dëme, transmeton KTV.

Megjithëse vendimi për këtë tarifë të re, i cili erdhi si kundër përgjigje ndaj vendimit për çimenton, është paraparë si afatshkurtër, ka sjellë pasoja te këta prodhues. Fajin për këtë gjendje të krijuar ia hedhin qeverisë, ndërsa e kritikojnë atë se po luan lojëra politike, të cilat po i dëmtojnë më së shumti ata. Zyrtarë të fabrikës së gypave në Ferizaj megjithatë thonë se nuk janë prekur edhe aq nga ky vendim, ngase tashmë kanë kontraktues maqedonas.

Megjithëkëtë nëse taksa doganore vazhdon edhe pas afatit të caktuar, 1 gushtit, nuk është i mirëpritur. Këto kompani ende nuk kanë vlerësuar dëmet, duke thënë se ende nuk mund të dalin me shifrat e humbjeve të shkaktuara.

Ndërsa porositin qeverinë të ulet e të bisedojnë në zgjidhjen e këtij problemi dhe t’i lë anash këto masa reciprociteti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.